Injesta: Kampionati gjerman nuk është më i mirë se ai spanjoll
TIRANE-Dy skuadra gjermane poshtërojnë dy superekipet e Spanjës, por mesfushori i Barcelonës, Andres Injesta, deklaron se dy humbjet e thella të katalanasve dhe madrilenëve në gjysmëfinalet e para të Ligës së Kampioneve nuk vërtetojnë se Bundesliga është më e mirë se La Liga. “Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit janë dy ekipe shumë të mira, por kjo nuk do të thotë se liga spanjolle është poshtë asaj gjermane. E vërteta është se gjermanët i kanë mundur bindshëm kundërshtarët e tyre në gjysmëfinalet e para, por mos harroni se kemi për të luajtur edhe sfidat e kthimit. Ne do të përpiqemi të bëjmë që të harrohen këto rezultate”, - ka deklaruar Injesta.
“Të përmbysësh disavantazhin e katër golave është shumë e vështirë, por e kemi mentalitetin e duhur që ta fitojmë ndeshjen, para së gjithash, pastaj të shohim se çfarë mund të ndodhë. Kemi përpara edhe 90 minuta lojë, ku do të përpiqemi për të arritur diçka shumë të vështirë. Rezultati në “Allianz Arena” ishte i tmerrshëm dhe unë nuk jam duke thënë se do ta zhvlerësojmë atë, por në qoftë se duhet të kemi një shans, duhet të luajmë me bindea se fitojmë. Disfata 4-0 na dhemb shumë, por ne duhet të përqendrohemi vetëm në ndeshjen e dytë në shtëpi, duke u përpjekur për të rregulluar sa më shumë të jetë e mundur, për të marrë një rezultat të madh. Edhe në qoftë se nuk do të shkojmë më tej, në finalen e “Uemblit”, duhet të lëmë gjithçka pozitive në fushë, aq më tepër para tifozëve tanë”, - përfundon mesfushori katalanas.
(d.b/Eduard Ilnica/BalkanWeb)