E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Gates dhuron 1,8 miliardë dollarë në luftën kundër poliomielitit

ABU DABI- Themeluesi i "Microsoft", Bill Gates, një nga filantropët më të mëdhenj në botë, u shpreh sot në Abu Dabi se do të paguante 1,8 miliardë dollarë në luftën kundër poliomielitit.

"Fondacioni 'Bill dhe Melinda Gates' do të financojë fushatën me 1,8 miliardë dollarë", deklaroi Gates gjatë një samiti.

"Deri tani janë mbledhur rreth katër miliardë dollarë", theksoi Gates.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë samit njoftuan gjithashtu kontributin e tyre, kryesisht Britania e Madhe me 457 milionë dollarë, Kanadaja me 250 milionë dollarë dhe Norvegjia me 240 milionë dollarë.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›