E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inkuizicion papnor

Universitetet amerikane nuk jane i vetmi vend ku lektoreve politikisht jokorrekte u eshte mbyllur goja. Kete jave, edhe ne Rome, Papa Benedikti XVI e pa veten te censuruar nga profesoret, ne nje nga universitetet me te njohura te Evropes. Te marten, papa anuloi nje fjalim qe ishte parashikuar per t'u zhvilluar sot ne universitetin ''La Sapienza'', pas kercenimit te studenteve dhe 67 profesoreve, te cilet i kerkuan Benediktit XVI qe te mos shkonte ne universitetin e tyre. Profesoret e argumentuan vendimin duke thene se ishte e pamundur qe nje figure fetare te fliste ne universitetin e tyre. Argumenti kishte te bente me faktin se ne nje fjalim te papes, rreth 20 vjet me pare, ky i fundit kishte mbeshtetur gjyqin heretik te shekullit XVII kunder Galileut.
Por, profesoret censore deshtuan ne vleresimin e faktit ironik se, me ndalimin qe i bene papes nga e drejta per t'u shprehur, ata i beje atij ate qe dikur kisha i beri Galileut, heqjen e fjales se lire dhe hetimin intelektual. Nje nga temat e pelqyera te papes eshte qe civilizimi evropian rrjedh nga afrimi mes filozofise gfreke dhe besimit fetar, mes Athines dhe Jerusalemit. Ne fjalimin e ndaluar, papa kishte planifikuar te fliste per rolin e papeve dhe te universiteteve. ''Eshte detyrim i papes te mbaje lart ndjeshmerine per te verteten, per te ftuar gjithmone arsyen per ta futur ne sherbim te kerkimit te se vertetes, se mires, Zotit'', ka shkruar dikur papa.
Universiteti "La Sapienza'' u themelua nga nje paraardhes i papes, ne vitin 1303. Nje tjeter ironi e pavleresuar.
Marre nga: ''The Wall Street Journal''

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›