'Liria ekonomike e Shqiperise, renditet mbi mesataren boterore"
Ne raportin e botuar keto dite nga "The Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal", percaktohet se "Permiresimet ne gjashte, nga dhjete lirite, e kane lejuar Shqiperine te shenoje 63.3 pike per t'u hedhur ne vendin e 56-te, nga i 66-i qe ishte vjet. Ajo renditet tani e 27-a midis 41 vendeve ne rajonin evropian", thuhet ne kete raport. Raporti vlereson, se "ekonomia shqiptare eshte 63.3 pike e lire, me nje nivel rritje 0.9% te lirive ekonomike, krahasuar me vitin e kaluar". "Liria ekonomike e Shqiperise renditet mbi mesataren boterore dhe pikavarazhi i saj eshte rritur gjate disa viteve te fundit, nje arritje e shenuar ne nje rajon te karakterizuar nga separatizmi federal dhe paqendrueshmeria," ve ne dukje raporti i "The Hertiage Foundation" dhe "Wall Street Journal".
Ne raport vleresohet, se "Po qe se Shqiperia mban lirine e forte pershtypjelenese te investimit ndersa ben me teper per te luftuar korrupsionin, pikavarazhi i saj do te vazhdoje te rritet". Indeksi 2008, rendit 157 vende ne baze te dhjete faktoreve: lirise se biznesit, lirise se tregtise, lirise fiskale, madhesise se qeverise, lirise monetare, lirise se investimeve, lirise financiare, te drejtes se prones, lirise nga korrupsioni dhe lirise se punes. Duke analizuar vendet e Europes Juglindore, Raporti i Indeksit 2008, botuar nga edicioni i 14-te vjetor te Indeksit te Lirise Ekonomike, nga "The Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal", percakton se "Liria ekonomike eshte permiresuar ne shumicen e vendeve te Europes Juglindore (SEE) qe nga viti i kaluar, por qeverive u duhet te bejne reforma te tjera per te zgjidhur problemet e zvarritura, te tilla si korrupsioni, etj".
Sipas ketij raporti, Qiproja eshte ekonomia me e lire midis vendeve te SEE, ndersa Bosnje dhe Hercegovina, eshte e fundit ne listen e vendeve te rajonit. Nga vendet e tjera te SEE, Shqiperia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Turqia dhe Greqia, rane ne grupin prej 51 vendesh te ekonomive "mesatarisht te lira" me pikavarazh midis 60 dhe 69.9. Bullgaria renditet e 9-ta me 62.9 pike dhe u ngrit me tre vende nga ai i vitit te kaluar, kryesisht per shkak te lirise se permiresuar te tregtise. Ky vend, qe u bashkua me BE-ne se bashku me Rumanine ne janar 2007, eshte tani ekonomia e 28-e e lire midis 41 vendeve europiane dhe pikavarazhi i saj eshte pak mbi mesataren e botes, thuhet ne raport.
Me nje pikavarazh 61.1, Maqedonia renditet e 71-a ne bote dhe e 31-a ne Europe. Nga vendet e tjera te SEE ne grupin e ekonomive "mesatarisht te lira", Turqia (60.8) dhe Greqia (60.1) renditen respektivisht ne vendet e 74 dhe 80 te ekonomive te lira te botes. Mbi bazen e rezultateve nga 0 ne 100, vendet jane renditur ne pese kategori. Vetem shtate nga 157 vende, paten 80 pike e lart per te hyre ne grupin e ekonomive "te lira". Per te 14-in vit me radhe, Hong Kongu (90.3) dhe Singapori (87.4) perfunduan ne vendin e pare e te dyte ne renditjen globale, c'ka i ben ato, "ekonomite me te lira ne bote". Ato pasohen nga Irlanda, Australia, Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re dhe Kanadaja. Ne kete Indeks, 23 vende te tjera, ku perfshihen 12 vende anetare te BE-se, u karakterizuan si ekonomi "kryesisht te lira" me pike qe shkonin nga 70 ne 79.9 pike.
Marre nga: "The Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal"