E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupchan: "Pavaresia e Kosoves realizohet jashte kombeve te bashkuara"

Charles KUPCHAN, Keshilli per Marredhenie te Jashtme /SHBA
Disa analiste thone se raport i shefit te UNMIK-ut ne Keshillin e Sigurimit ishte i fundit para se Kosova te shpalle pavaresine. A pajtoheni me kete?
Po, jam dakord. Mendoj se lojes ne Kombet e Bashkuara efektivisht i erdhi fundi me raportin permbylles te Treshes me 10 dhjetor. Diskutimet e fundit ishin vetem formale. Tash, pritet qe zhvillimi me i rendesishem ne Kosove, deklarata e shpalljes se pavaresise dhe mundesia e njohjes se Kosoves si shtet i pavarur, te ndodhin jashte kornizes se Kombeve te Bashkuara.
"New York Times" se fundi raportoi se Uashingtoni dhe Berlini tashme jane pajtuar qe te njohin Kosoven pasi ajo te kete shpallur pavaresine. Cfare do ndodhe me pjesen tjeter te Bashkimit Evropian?
Nga ajo qe mund te verejme eshte se Bashkimi Evropian perfitoi nga shtyrja ne vitin 2007 per te siguruar sa me shume mbeshtetje per njohjen e Kosoves. Duket se ende nuk ka unanimitet. Jane te pakten pese vende qe hezitojne te zotohen se do ta njohin Kosoven. Ketu perfshihen Qiproja, Greqia, Spanja, Rumaina dhe Sllovakia, vende qe kane frike nga ndarjet e brendshme etnike. Nga ajo qe dijme, do te kete disa perjashtime, por te pakten 20, 23 apo 24 vende te BE-se duket se jane te gatshme te levizin shpejt me njohjen e sapo Prishtina ta shpalle pavaresine e saj.
Z. Kupchan, cfare pritni te ndodhe ne pjesen veriore te Kosoves nje dite pasi Prishtina te kete shpallur pavaresine?
Eshte nje pyetje shume e veshtire. Nuk mendoj se dikush e di pergjigjen per kete. Por ne nje fare menyre, ky eshte aspekti me problematik ne piken ku jemi sot ne negociatat per Kosoven. Kjo per shkak se prej vitit 1999 deri ne 2008, UNMIK-u dhe bashkesia nderkombetare nuk ishin ne gjendje qe faktikisht t'ia bashkojn Kosoves pjesen veriore te saj. Ne kete kuader, megjithese pritej qe pjesa veriore te jete e ndare nga Beogradi, veriu i Kosoves efektivisht mbetet i integruar me pjesen tjeter te Serbise. Pra, ne horizont sikur po shihet e ashtuquajtura shkeputje e dyfishte: Kosova po ndahet nga Serbia, ndersa pjesa veriore e Kosoves pastaj po ndahet nga Kosova e pavarur. Neqoftese kjo ndodh, atehere qartesisht bashkesia nderkombetare do te jete ne pozite te veshtire. Me gjase, mund te shfaqet ndonje dhune dhe mund te hyjme ne nje periudhe pasigurie disa muajshe, kur do te duhet te mendohemi si ta trajtojme statusin de jure te pjeses veriore te Kosoves, e cila nuk eshte e interesuar qe te mbetet pjese e territorit te Kosoves.
Ju e permendet shkeputjen e dyfishte. Cfare mendoni per pasojat ne rajon apo per efektin domino?
Nuk jam vecanerisht i shqetesuar se do te kete zgjerim te konfliktit ne Ballkan. Disa njerez shqetesohen se nese Kosova behet e pavarur, atehere mund te ndahet Maqedonia, ndersa Republika Serbe mund te thote: ne po largohemi nga Bosnja e Hercegovina dhe po i bashkohemi Serbise. Sigurisht, qe do te kete zera ekstremiste, te cilet do te perpiqen ta perdorin pavaresine e Kosoves per qellimet e veta. Une me shume shqetesohem nga mundesia e dhunes ne brendi te Kosoves. Ceshtja e pjeses veriore te Kosoves qe e diskutuam, mund te ngrite tensionet ndermjet serbeve qe jetojne ne enklavat dhe fqinjeve te tyre shqiptare. Kjo me shqeteson me shume se sa zgjerimi i konfliktit.
Z. Kupchan, Beogradi ka miratuar nje plan aksional per t'u perballur me situaten e krijuar pasi Kosova te shpalle pavaresine. Cfare mendoni per masat, si p.sh. embargon apo prishjen e marredhenieve diplomatike me vendet qe do te njihnin Kosoven?
Mendoj se eshte teper heret te thuhet se si do te reagonte qeveria e Serbise. Serbia eshte ne prag te zgjedhjeve. Per cdo politikan serb do te ishte vetevrasje politike te pranoje pavaresine e Kosoves apo te mos kercenohet me ndonje lloj sanksionesh. Rrjedhimisht, tash eshte veshtire te dihet se cfare jane kercenime boshe, e cfare jane hapa politike qe mund te ndermerren. Une mendoj se padyshim do te kete ndonje reagim nga Serbia, i cili do te shkoje ne dem te marredhenieve te Serbise me BE-ne dhe SHBA-te. Por, gjithashtu mendoj se duke hedhur syte kah e ardhmja e afert, neqoftese Serbia terhiqet nga integrimi ne BE apo nga marredheniet e mira me SHBA-te, atehere si rezultat, Serbia do te jete e demtuara. Por ne planin afatgjate, mendoj se integrimi i Serbise nuk eshte ceshtje nese por kur?
Pra, keshtu i shihni kercenimet e Serbise per t'i ashpersuar lidhjet me Bashkimin Evropian nese Brukseli vendos te dergoje misionin ne Kosove?
Mendoj se kercenimi i tille mund te behet realitet. Por gjithashtu mendoj se nese Serbia vete izolohet diplomatikisht, ajo ne fund do te kuptoje se ky ishte nje reagim destruktiv. Nje vete izolim i tille mund te vazhdoje per disa kohe, por per shkak te jetes ne fqinjesi dhe per shkak te interesave ekonomike dhe strategjike te qytetareve, popullates apo votuesve serbe, do te prisja qe qeveria serbe serish te kthehet ne rrugen e integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Po, a mendoni se hapat e ketille do te kene ndonje ndikim te disa vende te BE-se kur ato te marrin vendimin e tyre per te ardhmen e Kosoves?
Mendoj se vendet anetare te BE-se me ngurrim po vijne ne konkludimin se nje Kosove e pavarur dhe stabile ka me shume gjasa qe te coje drejt paqes ne Ballkan, se sa pasiguria e vazhdueshme per territorin. Megjithese atje nuk mund te gjeni shume njerez qe jane entuziaste per pavaresine e Kosoves, mendoj se perfundimisht kercenimet e Serbise per t'u shmangur nga rruga evropiane nuk mjaftojne per te prishur vendosmerine amerikane dhe evropiane qe ta njohin Kosoven nese shpall pavaresine, gje qe per momentin duket shume e sigurt.
Si e parashihni rolin e metejme te Moskes ne kete proces?
Eshte shume veshtire te thuhet. Moska e ka bere te qarte se nuk eshte e gatshme te largohet nga konfrontimi. Ajo ka vazhduar te prishe cdo perpjekje per te gjetur konsensus brenda Keshillit te Sigurimit. Putin e ka bere te qarte se ai nuk eshte i gatshem te pranoje pozicionin e njeanshem te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Tash vetem mbetet te shihet nese kercenimet per te ndermarre hapa ne Kaukaz jane fjale boshe, apo eshte e mundur qe ruset ne fakt te ndermarrin disa masa per t'u hakmarre ndaj njohjes se Kosoves. Ne kete pike, eshte heret per te thene. Personalisht mendoj se reagimi i Rusise do te jete ne pergjithesi i matur, sepse interesat specifike qe ruset kane ne Kosove jane relativisht te largeta, prandaj nuk do ndermarrin ndonje reagim me te ashper, per te cilin ndonjehere i degjojme te kercenohen.
Dhe, ne fund z. Kupchan, a mendoni se Beogradi mund te kthehet kah Lindja, duke marre parasysh perpjekjet aktuale te ruseve per te investuar dukshem ne sektorin energjetik te Serbise?
Nuk mendoj. Mund te kete kthim te perkohshem kah Lindja, ngrohje te perkohshme te marredhenieve me Rusine, me shume investime nga Moska ne Serbi. Por ne fund, rajoni i Evropes ku ndodhet Serbia eshte terhequr pashmangshem kah Perendimi, drejt integrimeve ne institucionet dhe tregjet evropiane. Ne kete kuader, me duket se Serbia me ne fund do te sillet brenda dhe do te terhiqet nga forca centripetale, e cila po ushtrohet nga procesi i integrimit evropian.
Marre nga: Radio Evropa e Lire

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›