Insiston të jetë dëshmitare e mbrojtur

Natali Veliajt nuk po i jepet statusi i dëshmitares së mbrojtur megjithëse ka dhënë dëshmi paraprake.
Avokati mbrojtës, Tomë Gashi i Velijajt e cila po mbahet në paraburgim për rastin e skandalit të pasaportave thotë: “Nuk do t’I japë të gjitha provat derisa ajo të bëhet dëshmitare e mbrojtur” .
Në emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka potencuar të paktën katër herë se Velijaj është rëndë prej shëndetit. “Natali Velijaj është e sëmurë. Është keq prej zemrës”, ka thënë ai.
Kompania austriake, sipas tij nuk ka qenë më e përgjegjshmja por ajo që ka pranu t’i japë ryshfetin prej 10 për qind. Ai ka cituar Velijajn “Një zyrtar i lartë I iMPB-së është paguar afër 250 mijë euro kesh në një restaurant”.
Gashi është vënë në mbrojtje edhe të Fatmir Limajt. Rasti i gjykimit është politik. “EULEX-I po duket se është këtu për Fatmir LImajn sikur UNMIK-u që është për Albin Kurtin”./Indeksonline/