Thaçi pas paraburgosjes së Limajt s’ka kundërshtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, është i pa kënaqur me procesin e deritanishëm të zgjedhjeve të brendshme në partinë më të madhe në vend.
Për “Zëri”, Jakup Krasniqi, ka thënë se ka shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhje të brendshme, e në të cilat sipas tij, duhet të përgjigjen “të fortit” e PDK-së.
“Janë disa zhvillime që duan përgjigje të duhur, edhe ajo do të ndodhë në kohën e duhur”, ka thënë ai, duke mohuar që dikush brenda partisë do ta “qesë nga loja” atë gjatë zgjedhjeve të brendshme.
Ndërkaq, i pyetur nëse paraburgimi i nënkryetarit të parë të PDK-së, Fatmir Limaj, do t’i shërben krahut të partisë, Hashim Thaçi, që t’i eleminojë personat e afërt me Limajn, Krasniqi ka thënë se situata në të cilën ndodhet Limaj është shumë më e rëndë se që shihet.
Analistët politik thonë se paraburgimi i Limajt është duke i ndihmuar jashtëzakonisht shumë liderit të kësaj parite, Hashim Thaçi që t’a fusë tërësisht nën kontroll partinë gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme që ka nisur kohë më parë./Indeksonline/