KEK plaçkit konsumatorët

Hiç më pak se 830 euro i ka shkuar fatura e fundit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Hana Zylfijajt, e cila jeton në një banesë tredhomëshe në Fushë Kosovë, shpenzim ky më i lartë se i shumë bizneseve prodhuese në vend.
Shpenzimi i muajit nëntor, sipas saj ka rezultuar Të jetë më i larti se dhjetë muajt tjerë të vitit.
“S’ka kurrfarë logjike që një konsumator i amvisërisë për një muaj t’i shpenzojë 830 euro. Ketë sasi të energjisë nuk e shpenzojnë as fabrikat dhe kjo nuk është asgjë tjetër përpos një plaçkitje ndaj konsumatorëve “, shprehet ajo duke shtuar se që nga fillimi i vitit e deri më tani ka paguar rreth 700 euro energji elektrike ne KEK.
Nga ana tjetër , Viktor Buzhalla, zëdhënës i KEK-ut, thotë për “Zërin” se për këta konsumatorë me banim në Fushë Kosovës, problemi është se pronari i objekteve kishte vendosur njësor katërtrafor me sistem turk, ndërsa KEK-u ka njësor me sistem dytrafor./Indeksonline/