Gripi i derrave mbërrin në 60 numri i të prekurve
TIRANE-Gripi i derrave që po qarkullon në vendin tonë ka prekur deri më tani 60 persona. Ndërkohë që deri një javë më parë numri i të prekurve ishte 48 persona, kësaj liste i janë shtuar edhe 12 të tjerë. Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik shkojnë çdo ditë me qindra mostra që u nënshtrohen ekzaminimeve.
Ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se gripi pandemik, AH1N1 po qarkullon së bashku me gripin stinor. Apeli për për të marrë masat e nevojshme kanë qenë të shpeshta, dhe kjo për të rritur dhe ndjeshmërinë ndaj shtetasve shqiptareë pasi virusi A/ H1N1 prek në mënyrë më agresive personat më të ndjeshëm, si të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë qenë më parë të sëmurë etj. Gjithashtu, gripi i derrit ka shfaqur rastet e para me komplikacione në kryeqytet. Mjekët e shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", konfirmojnë se 5 pacientë të prekur nga ky virus janë shtruar në spital dhe po ndiqen me kujdes. Por specialistët e sëmundjeve infektive japin alarmin se vendi ynë ndodhet në prag të epidemisë për sa i përket rasteve të gripit të zakonshem, pasi janë duke u regjistruar deri në 13 mijë raste çdo javë.
Ndërkohë që në prag të epidemisë jemi edhe për vetë faktin se 60 për qind e rasteve të cilat konfirmohen me grip, i përkasin H1N1. Pikërisht për këtë arsye mjekët u bëjnë apel të vazhdueshëm popullatës që të tregojnë kujdes ndaj çdo shenje të gripit dhe të mos e neglizhojnë atë, pasi mund të shoqërohet me komplikacione të cilat mund të jenë fatale.
(d.b/GSH/BalkanWeb)