Statusi KE gati raportin per Shqiperine
Javen e ardhshme Komisioni Evropian do te publikoje raportin vleresues lidhur me aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE. Ambasadorja gjermane ne Tirane Karola Muumlller Holtkemper duke shprehur opinionin e saj per programin shqip te DW mendon se BE nuk do te beje leshime ne plotesimin e kushteve per progres ne procesin e anetaresimit te vendeve te reja. Kurse deputeti i CDU ne Bundestagun gjerman Roderich Kieseweter deklaron se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per te arritur standardet e kerkuara nga BE.
Raporti i Komisionit Evropian i kerkuar nga Keshilli Evropian per vleresim te ecurise demokratike te Shqiperise qe do te publikohet ne fillim te javes se ardhshme nuk pritet te kete surpriza. Mesazhet e BE jane te qarta kriza politike e pazgjidhur mosfunksionimi i Parlamentit demtojne procesin e integrimit evropian te Shqiperise. Opinioni i Keshillit Evropian per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat do te varet nga vleresimi qe do ti beje Shqiperise Komisioni Evropian ne raportin e tij. Roderich Kieseweter deputet gjerman i CDU-se kryetar i delegacionit te Bundestagut gjerman per Shqiperine deklaron se krahas progresit ka fusha ku lypset te behet me shume. Shqiperia ka bere nje perparim te jashtezakonshem brenda 20 viteve te fundit. Por nga ana tjeter ka fusha ku duhet te kete zhvillim si pavaresia e pushteteve zbatimi i ligjit. Nderkohe eshte kriza politike mosfunksionimi i Parlamentit mangesi keto qe duhet te kapercehen nga vete Shqiperia ndoshta me ndihmen e Komisionit te Venecias por iniciativa dhe vullneti duhet te vije nga vete politikanet e Shqiperise kjo eshte shume e rendesishme. Shpresoj per politikane te pergjegjshem ne nje mjedis te pergjegjshem - thekson deputeti Roderich Kiesewetter.