Shperthimi i bombolave ne pune 4 shqiptare lufte me vdekjen

Rrefejne familjaret oret e pritjes per daljen nga koma te te afermve te tyre. Gruaja e Leonard Zhusit Lajmin e mesova nga televizioni
Nje ngjarje e rende aksidentale ka tronditur Italine dy dite me pare shperthim i disa bombolave kimike ne nje ndermarrje ne Milano ka shkaktuar shtate te plagosur mes te cileve pese jane shqiptare. Gjendja e punetoreve shqiptare eshte mjaft e rende madje nga mjeket dhe te afermit thuhet se jane duke luftuar me vdekjen. Nje prej tyre quhet Leonard dhe eshte ne gjendje kome. Teksa mjeket i japin oksigjen dhe Leonardi nuk ka asnje reagim personi qe vuan me teper pas deres se dhomes se reanimacionit eshte gruaja e tij. Lutem per te dhe do te doja ti shtrengoja doren - shprehet ajo teksa rrefen se lajmin e mesoi nga televizioni. Leonard Shesu eshte 37 vjec dhe gjithe trupi i tij eshte djegur. Sipas mjekeve pjeset e padjegura maten me centimetra pasi 95 e trupit eshte e djegur. Leonardi eshte nje nga punonjesit e Tnl kooperatives ne rrugen Rovigno Milano qe angazhon punonjes edhe per Eureco. Dy dite me pare ishte terhequr ne ferrin kimik te ndermarrjes qe thithnin mbeturinat ne rrugen Mazzini ku punonte prej dy vitesh. Ishte nje pune e mire ndonese kudo ka krize. Ishte i kenaqur - rrefen gruaja e cila rri ne pritje ne korridorin e spitalit. Kishte lene Shqiperine per te kerkuar nje jete me te mire. E kishte gjetur. Puna fikse dhe nje apartament ne Milano ne Porta Genova. Nje qetesi e veshtire e lodhshme. Shume ore ne pune edhe 13 ore kur gjerat shkonin mire jashte orarit dhe gjithe te tjerave. Paga i arrinte 1.200 - 1.300 euro. Na mjaftonin - vazhdon rrefimin gruaja e Leonardit qe vazhdon te luftoje mes jetes dhe vdekjes. Gruaja e tij e priste ne oren 7 te darkes te kthehej nga puna por ai nuk po mberrinte. Darka ishte gati e shtruar ne tavoline. Minutat kalonin por Leonardi nuk po behej i gjalle madje nuk u pergjigjej as telefonatave te gruas. Lajmin e mesoi nga televizioni. Ne kohen qe gruaja pergatiste darken per te shoqin ai ishte djegur gati ne 95 te trupit ne ndermarrjen ku punonte. Nuk me tha askush asgje nuk me lajmeruan. Pse nuk me lajmeruan Pse nuk me tha askush asgje per ate qe kishte ndodhur - vijon me zerin e shuar nga dhimbja gruaja e punetorit qe u dogj nga shperthimi i bombolave ne ndermarrjen ku punonte prej dy vitesh. Nderkohe qe me Leonardin ne shtreterit e spitalit Niguarda eshte edhe Kasemi nje djale 21 vjec fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Merr fryme vete madje thote se arrin edhe te qeshe. Ndoshta nuk eshte e vertete por mjafton per ti dhene vetes force. Babai i tij qe gjendet ne Shqiperi eshte i ve pasi nena e Kasemit ka vdekur. Ne Milano Kasemi ka nje vella me te madh qe nuk ka pasur zemer tia njoftonte kete gje te atit. I shtruar eshte edhe Erioni i cili ka ardhur ne oret e pasdites nga Fatebenefratelli. Duart ne xhep dhe me koken e ulur kusheriri i tij Genci Zhezha eshte i tronditur. Erioni eshte 29 vjec duhet te operohet. Eumlshte djegur ne 45 te trupit. Siguria ne pune siguria ne pune jane fjalet qe perserit shpesh Genci i cili studion juridik ne Bicoca. Dhe mbush syte me lot kur permend se Erioni dhe gruaja e tij Blerina kane nje foshnje 20-diteshe. Mberriti ne Itali 7 vjet me pare. Punonte si murator dhe me pas filloi pune ne kete ndermarrje. Prinderit i ka ende ne Shqiperi. Duan te vijne por kane problem me vizat. Ndihmojini - apelon ai. Thirrjet per ndihme kane shkuar te konsullja shqiptare Nausika Spahia e cila vizitoi te plagosurit. Pertej xhamit shikon Leonardin Kasemin dhe Erjonin ndersa te tjeret jashte deres luten per shpetimin e jetes te tyre. Por nuk jane te vetmit me probleme pasi te plagosurit kane qene pese kater ne gjendje te rende. Ne gjendjen e Leonardit eshte edhe nje tjeter punetor Harun Zeqiri te cilin e kane transportuar ne Torino per tiu nenshtruar operacionit. Eumlshte rende shume rende - rrefen xhaxhai i tij Adrian Zeqiri i cili prezantohet si administrator i ndermarrjes e cila numeron 60 punetore ku italianet numerohen me gishta. Pas ngjarjes menjehere ne ndermarrje ia kane behur karabinieret te cilet kane kontrolluar kontratat e punes per 60 punetoret. Jam ne rregull nuk ka asgje antiligjore ketu - vazhdon rrefimin xhaxhi i Harunit Adriani. Me Eureco-n jemi gjendur gjithmone mire. Asnjehere asnje problem - shprehet padroni i ndermarrjes edhe ai i pranishem ne ambientet e spitalit per te pare gjendjen e punonjesve te tij. Eureca nuk ka lene asnje pa pune dhe pa buke edhe ne dite krize. Ketu nuk eshte ndjere te punonjesit pavaresisht se krize ka kudo. Eureca u jepte buke te gjitheve edhe nipit tim - shprehet Adriani administratori i ndermarrjes.