Ambasadori i BE Ettore Sequi takim me Kryeprokurorin Llalla
Pas ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, sot ishte ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, ai i cili u taka me kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Në takim, Llalla falenderoi diplomatin Sequi, për mbështetjen që i është ofruar organit të prokurorisë nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve hetuese dhe për përmirësimin e kuadrit ligjor. Duke u ndalur në prioritetet e mandatit të tij, kryeprokurori Llalla siguroi ambasadorin Sequi se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të angazhohet maksimalisht për të forcuar besimin e publikut tek institucioni i akuzës, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ambasadori Sequi, i cili zhvilloi takimin e parë zyrtar me Prokurorin e Përgjithshëm, ofroi garanci të plotë dhe mbështetje të Bashkimit Evropian për realizimin e objektivave prioritarë të institucionit të akuzës, në kuadër të forcimin të shtetit ligjor në Shqipëri.