Inspektimi në tregje, ministria e Bujqësisë asgjëson 50 kuintalë vaj e ushqime

Tiranë, 30 Korrik, NOA Tre biznese të gjobitura për mangësi në shqipërimin e produkteve të importuara, si edhe një sasi e konsiderueshme vaji e ushqimesh prej 50 kuintalësh, ka qenë bilanci i një plan-kontrolli të mirëdetajuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në një sërë inspektimesh në tregjet ushqimore në Tiranë e Durrës.
Konkretisht, ata kanë inspektuar në furrat e bukës përgjatë rrugës së Kavajës deri në Kombinat si dhe në disa stabilimente të prodhimit, ambalazhimit dhe tregtimit të ujit.
Eshtë e rëndësishme të theksohet se këto kontrolle shërbejnë, në radhë të parë, si një fazë përgatitore për kalimin e funksioneve të inspektimit nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë; Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të qeverisjes vendore, tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme e zhvillimit të kësaj fushate kontrollesh, pasi stina e nxehtë e verës dhe temperaturat e larta mund të jenë shkaktare të mos garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorët.
Nga rezultatet e inspektimit në tregun Hamdi Pepa në Tiranë, Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore ka konstatuar se ai është nën parametrat dhe kërkesat e standardit për të realizuar qarkullimin, magazinimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore në tërësi dhe të atyre me origjinë shtazore, sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar për Sigurinë ushqimore, mbasi ka mangësi të theksuara në infrastrukturën e shitjes dhe atë ndihmëse.
Sikundër, ka edhe mungesa në sigurimin e ujit dhe të masave për sigurimin e karantinës së përgjithshme të mjediseve të punës dhe tregtimit, por edhe mangësi në lëvizjen e mjeteve dhe të produkteve ushqimore që qarkullojnë në treg.
Në lidhje me shkeljet e konstatuara nga Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, janë marrë masa administrative si mbyllja e përkohshme e aktivitetit në rastet kur janë vërejtur mangësi në kushtet higjeno-sanitare deri në rregullimin e ambjenteve.
Ndërsa për produktet me afat të kaluar, është asgjësuar një sasi e konsiderueshme ushqimesh prej rreth 50 kuintalësh.
Gjithashtu, është asgjësuar edhe vaj i falsifikuar dhe me ambalazh plastik, pa asnjë treguese në ambalazh në sasinë mbi 50 kuintalë.
Në fund, janë gjobitur 3 biznese me rreth 100 mijë leke për mangësi në shqipërimin e produkteve të importuara dhe janë pezulluar përkohësisht shumë subjekte importuese pikërisht për këtë problem deri në momentin e rregullimit të tregut dhe importit me kundër etiketë me qëllim që konsumatori të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me produktet ushqimore që konsumon.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/27834-inspektimi-ne-tregje-ministria-e-bujqesise-asgjeson-50-kuintale-vaj-e-ushqime","title":"Inspektimi në tregje, ministria e Bujqësisë asgjëson 50 kuintalë vaj e ushqime","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")