E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu te 21 Dhjetori në kushte skandaloze, gjobiten 3 subjekte

Inspektorati i Ushqimit sekuestron 50 kv vaj jashtë kushteve të tregtimit

Tregu ushqimor tek qyteti i nxënësve shumë pranë 21 Dhjetorit është në kushte skandaloze pasi aty shiten produkte të skaduara e jashtë çdo standardi të higjienës. Këtë gjë e kanë pranuar vetë inspektorët e Inspektoratit Ushqimor të cilët ditën e djeshme në Bashkëpunim

me specialistë të tjerë nga Ministria e Bujqësisë kanë kryer kontrolle të rrepta në tregun tek qyteti i nxënësve që ndodhet tek rruga Hamdi Pepa . Prej këtij kontrolli janë ndëshkuar me gjoba 2 subjekte tregtuese të produkteve ushqimore veçanërisht ato me origjinë shtazore. Për produktet me afat të kaluar është asgjesuar një sasi e konsiderueshme ushqimesh dhe vaji, prej rreth 50 kv. Ashtu siç është bërë e ditur edhe më parë gjatë gjithë muajit Korrik, pas hartimit të një plan kontrolli të mirë detajuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, janë ndërmarrë një sërë inspektimesh në tregjet ushqimore në Tiranë e Durrës, në furrat e bukës përgjatë Rrugës së Kavajës deri në Kombinat si dhe në disa stabilimente të prodhimit, ambalazhimit e tregtimit të ujit. Për produktet me afat të kaluar është asgjesuar një sasi e konsiderueshme ushqimesh prej rreth 50 kv.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›