Një ditë me lypësit në udhëkryqet e Tiranës, aty ku mbijetesa shkakton bezdisje
Në disa raste je i detyruar ti lësh disa qindarka në dorë, për shkak të ndjesisë se fëmija mund të rrëzohet mbi makinë apo nga bezdisja se nëna e tij do të mallkojë aq sa më pas do të jesh në dyshim se diçka në këtë ditë të nxehtë vere do të ndodhë. Në pirgun e makinave tek hyrja e bllokut pikërisht tek shallvaret aty ku ndihet edhe piku i vapës, midis vargut të madh të makinave, qëndron çdo paradite Andri lypësi i njohur i kësaj zone me nënën e tij bëjnë çmos që të pastrojnë pothuajse të gjitha makinat sapo semafori kalon në ngjyrën jeshile. Pikërisht atëherë makinat ndalen dhe puna për të voglin 7 vjeçar nis me shpejtësi. Duart e tij të vogla të cilat gjatë gjithë kohës i sheh me fshesën vogël e leckat e pastrimit tek mundohet të pastrojë xhamat e makinave edhe kur ato duken të pastra në këmbim qoftë edhe të një 20 lekëve. Në ditë ka raste që vetëm me këtë punë i kalon 3 mijë lekë të reja, por ka edhe ditë që për të ngrënë i duhet të kërkojë në koshat e plehrave sepse nëna ja ka marrë të gjitha paratë dhe i ka prishur. Shpesh herë bezdisja tek qytetarët që nxitojnë me automjetet e tyre në punët e përditshme, i kalon caqet. Ka nga ata qytetarë të cilët dalin enkas nga makina të nevrikosur nga lypësit duke i ulëritur dhe duke u munduar ti kapin ata. Ka të tjerë që i shajnë që brenda makinave, por e vërteta është që kjo bezdi që vjen edhe në një ditë me shi apo me diell nga lypësit e vegjël bëhet vetëm për hir të mbijetesës. Shpesh herë të qëllon të shohësh të vegjlit të veshur keq që zgjatin duart me shpejtësi në çdo dritare makine dhe nuk kupton s nga të vjen m vrikëllimë një dorë ku i shtrënguar është një shkop i gjatë me disa lidhëse. Me sa duket për rastet kur nuk u japin ndonjë monedhë lypësit e vegjël e kanë gjetur një mjet për të ndëshkuar, nëse nuk ua plotëson kërkesën. Një lypëse e shëndoshë e me flokë të kapur nuk të lë të kalosh, nëse tenton të hysh në bllok në momentin që nuk i jep para, një burrë të shan me fis e me fare e të godet, nëse ti prapë nuk i jep të holla, dhe fëmijët... me aq sa munden kacavirren nëpër xhamat e makinës e të kapin me forcë nëpër rroba.
Last Updated on E Marte, 13 Korrik 2010 20:06