E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektoriati Ndertimor prish objekte te paligjshme prane Gjirit te Lalzit

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) gjatë mëngjesit të sotëm ka realizuar prishjen e disa objekteve të paligjshme pranë Gjirit të Lalzit, në vazhdim të aksionit të nisur disa ditë me parë.

Ekzekutimi i vendimeve në këtë zone me rëndësi kombëtare, është bërë në vazhdim të ushtrimit të detyrave funksionale dhe për to janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore dhe në përgjithësi nuk ka patur incidente.

Gjithashtu, ditën e djeshme janë ekzekutuar disa vendime prishje edhe në qytetin e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›