Berisha 100-vjetori i Pavaresise festime te medha nga shqiptaret kudo qe jetojne
Federata panshqiptare në SHBA, “Vatra”, i shprehu kryeministrit Berisha dëshirën që të marrë pjesë në organizimin e aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, ndërkohë që vetë “Vatra” me 28 prill të 2012-ës, gjithashtu feston përvjetorin e saj të 100-të.
Kryeministri Berisha priti në një takim një përfaqësi të kësaj federate, ku kryetari i saj Gjon Buçaj, tha se Vatra do të vazhdojë mbështetjen e plotë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës, për çka gjeti mirënjohjen dhe vlerësim e kryeministrit Berisha.
Kreu i qeverisë theksoi se “Vatra” do të jetë pjesë e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, si një nga organizatat më të fuqishme të shqiptarëve të diasporës.
Ndërkaq, Berisha vuri në dijeni federatën se për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, është krijuar dhe një komitet, i cili po punon që kjo ditë e shënuar të kremtohet gjerësisht nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Kryeministri njohu dhe me objektivin kryesor të Shqipërisë vend i zhvilluar, kur edhe theksoi se periudha e largimit të shqiptarëve nëpër botë po merr fund.
Ky projekt po mbështetet nga arritjet në infrastrukturë, në arsim, në krijimin e një klime të favorshme të biznesit, në zhvillimin e turizmit si dhe në shfrytëzimin e të gjithë potencialeve të vendit.