Ruci: Drejtësia të zbardhë dhunën ndaj deputetit Ilir Gjoni
TIRANË-Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e djeshme ku u dhunua deputeti i PS-së Ilir Gjoni.
Në një konferencë për shtyp nga selia rozë kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi vlerësoi se ngjarja e djeshme ka lidhje sipas tij me skemën e manipulimit që shteti po i bën zgjedhjeve.
“Dhuna e ushtruar nga Ilir Gjonit tregon qartë se përpara vjedhjes së votës pushteti i Sali Berishës nuk kursen asgjë, as dhunën ndaj deputetëve dhe as dhunën ndaj opozitës. Dhunë që ushtrohet pa pikë frike sepse ligji nuk ndëshkon askënd. "theksoi Ruçi.
Ai ka akuzuar kryeministrit Berisha se po nxit kriminelët të dhunojnë të zgjedhurit e opozitës dhe për të përhapur terrorin.
“Ky është shteti i Sali Berishës që nga një anë përgjërohet për bashkëpunim me opozitën dhe nga ana tjetër nxit falangat e republikës së frikës që të dhunojnë opozitën. Kujtojmë Fatmir Xhindi u vra në derën e shtëpisë, autori nuk u gjet. Kryetari i Komunës, Remzi Veseli u vra në derën e shtëpisë dhe prapë nuk dihet kush e vrau atë. 4 qytetarë të pafajshëm u vranë në boulevard, autorët dihen, por pushteti nuk lejon drejtësinë të merret me ta” .
Ruci i bën apel Berishës të ndalë dhunën, ndërsa drejtësisë të zbardhë ngjarjen e mbërmëshme.
“Apel Berishës dhe shpurës së tij se kjo ngjarjen nuk do kalojë në heshtje ashtu sic nuk do lejojmë që dhuna dhe të tjera nuk do mbeten pa ndëshkuar. Apel, Berishës, tërhiqu nga rruga e dhunës, tërhiqu e ler drejtësinë të bëjë punën e saj, presim që drejtësia të bëjë drejtësi për ngjarjen e rëndë gjatë natës”.
(d.b/BalkanWeb)