Inspektorit i pëlqejnë paratë
Përgatitjet, plani dhe i tërë mundi, Njësitit të Hetimeve kundër Korrupsionit, duket se u ka shkuar dëm.
Ka mjaftuar një fjali e gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Komunale në Pejë, që inspektorit të dyshuar për korrupsion, t’i shqiptohet vetëm masa e arrestit shtëpiak.
Gjyqtarit S.B. nga Gjykata Komunale në Pejë, nuk i kanë mjaftuar as xhirimet, as incizimet, as të dhënat e tjera të ofruara nga njësiti i policisë.
Sipas vendimit të gjyqtarit, të cilin e ka parë Expressi, thuhet se kjo masë arresti, personit të dyshuar i shqiptohet “për mungesë provash”.
Por nga xhirimet e realizuara nga policia, shihet dhe dëgjohet se si I.V. inspektori i Ministrisë së Bujqësisë në rajonin e Pejës, i kërkon viktimës së tij 500 euro.
Madje aty dëgjohet dhe shikohet se si ky inspektor i sqaron viktimës së tij, F.G. se ai duhet t’ia japë edhe dy herë të tjera nga 500 euro.
Të gjitha këto para, viktima F.G do të duhej t’ia jepte këtij inspektori nëse ai do të donte që në raportin e punës për kompaninë e tij, zyrtari t’i shkruante fjalë të mira.
Kjo për faktin se kompania “Lypeteni”, pronë e viktimës F.G, që merret me përpunimin e drurit dhe kultivimin e pyjeve, në muajin maj të këtij viti, e ka fituar tenderin për herrjen dhe prashitjen e fidanëve në regjionin e Pejës
Kështu, nëse do të donte që në raportin e inspektorit të thuheshin fjalë të mira, atëherë viktima duhej t’i jepte atij para.
Tërë ngjarja ka ndodhur javën e kaluar dhe burime të Expressit nga Gjykata Komunale në Pejë dhe Policia e Kosovës, shpjegojnë tërë skenarin e kësaj ngjarjeje.
Pasi Inspektori I.V. i kërkon viktimës F.G. shumën prej 500 eurosh, ky i fundit e lajmëron rastin në polici.
Brenda dy ditësh, policia e pajis viktimën me kamerë të fshehtë, duke i dhënë me vete edhe kartëmonedhën 500 euro, të cilën paraprakisht e fotokopjojnë dhe i marrin numrin e serisë.
Më pas, viktima shkon në lokalin e caktuar nën vëzhgimin e policisë, ku ia jep inspektorit paratë.
Aty inspektori I.V. përveçqë i shpjegon viktimës se do t’i shkruajë një raport të mirë për punën e kompanisë, në të njëjtën kohë i kërkon edhe dy herë nga 500 euro.
Më pas ndërhyn policia duke kryer arrestimin dhe siguron të gjitha faktet e nevojshme duke bërë që të nesërmen, personi të dërgohet para gjyqtarit të Procedurës Paraprake.
Pasi i shikon të gjitha provat e siguruara nga Njësiti i hetimeve kundër Korrupsionit, prokurorja e rastit, S.G. i kërkon gjyqtarit që inspektorit I.V. t’i caktohet masa e paraburgimit.
Pavarësisht kërkesës dhe provave, gjyqtari i rastit, S.B. vendos që inspektorit t’ia caktojë vetëm masën e arrestit shtëpiak.
“U ngritën të gjithë kundër, jo vetëm prokurorja, por edhe vetë policia. Ishte vendim shumë i çuditshëm. Policia e kishte zënë me të gjitha provat dhe gjyqtari thoshte se ka mungesë provash”, thotë një burim i gazetës nga gjykata.
Sipas tij, në xhirime shihej dhe dëgjohej tërë biseda në lidhje me paratë, kur inspektori merr paratë dhe gjithçka tjetër.
“Inspektori hyri i lidhur dhe doli i zgjidhur. Kjo është problem edhe për personin që ka lajmëruar rastin, ngase tani ai mund të ndjehet i rrezikuar”, thotë ky zyrtar për Express.
Rastin e arrestimit të këtij inspektori të zënë në vepër, e pati konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate zyrtare për media.
Sipas policisë, rasti në polici është lajmëruar të enjten rreth orës 15 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Sektori për Hetimin e Korrupsionit ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
“Është pranuar informata nga ankuesi pronar i kompanisë “Lypeteni” se një person zyrtar, inspektor i pylltarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë për rajonin e Pejës, ka kërkuar ryshfet me vlerë 500 euro nga ankuesi, për kompletimin e një raporti përfundimtar për mirëmbajtjen fidanëve në favor të ankuesit”, thuhet në versionin zyrtar të policisë.
Sipas tyre, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit, personin e dyshuar e kanë arrestuar në flagrancë (menjëherë pas marrjes se parave nga ankuesi).
“I arrestuari është I.V. (1966) dhe me urdhër të prokurorit publik komunal në Pejë, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, sqaron komunikata e policisë.