E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspirimi i vjen kur është në dush

Këngëtarja, Nicole Scherzinger, krahas suksesit në muzikë asaj po i shkon mjaftë mirë edhe roli i gjyqtares në spektaklin muzikor, “X Factor” në Angli.

Kohëve të fundit, ajo i ka habitur të gjithë me mendimet e saja objektive dhe frazat që përdor gjatë dhënies së komenteve, për konkurentët e këtij spektakli muzikor.

Ndërkaq, ky inspirim për oratori të suksesshme e ka një burim dhe ai ëshë dushi i ngrohtë i cili e inspiron këngëtaren që të formulojë fraza të suksesshme.

"Mendimet vinë nga mendja ime fantastike. Ato më vinë zakonisht gjatë kohës kur jam duke bërë dush, apo kur janë duke pastruar shtëpinë. Mendime të çmendura më vinë në kokë" ka thënë së fundmi Nicole.

Nicole, ka pranuar gjithashtu se, ajo ka mardhënie korrekte dhe shumë pozitive me disa nga miqtë e saj në botën e muzikës të cilët, e përkrahin vazhdimisht gjatë karrierës së saj.

Mary J. Blige dhe Jennifer Hudson janë dy miket më të ngushta të këngëtares më të cilat ajo mban kontakte të vazhdueshme.

Megjithatë, jo gjithçka i ecën më së miri asaj. Bukuroshja 34 vjeçare e ka shumë të vështirë kur mediet amo njerëzit në përgjithësi flasin keq për të dhe shkak i kësaj, ajo mundohet në maksmum që ti shmang leximet e lajmeve që kanë të bëjnë me të./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›