Instalohen 6 ashensorë në QSUT, Vasili: Shmangen vonesat për pacientët
Tiranë- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është pajisur me 6 ashensorë, me qëllim shmangien e vonesave gjatë transportit të të sëmurëve.
Vlera totale e këtij investimi kap shifrën e 25.6 milion lekëve, dhe investimi është fokusuar në spitalin e Pedriatrisë ku janë instaluar 2 ashensorë, në spitalin e Sëmundjeve të Brendëshme ku dhe aty janë instaluar dy ashensorë.Ndërsa tek spitali i Neurologjisë dhe i Kirurgjisë së Përgjithshme është në intaluar nga një ashensor.
Gjatë inaugurimit të ashensorëve, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi do të ofrohen më shumë shërbime.
Jo në pak raste ne kemi pasur vështirësi edhe në dhënien e shërbimit për pacientët. Ky investim do të bëjë të mundur ofrimin e shërbimit në spital brenda standardeve në të gjitha pavionet. Një pjesë e këtyre investimeve rikthehen pas një periudhe shumë të gjatë dhe doja të përmendja pediatrinë ku jemi aktualisht pasi nga ndërtimi i kësaj godine 40 vjet më parë, sot ky shërbim është bërë me ashensor tha Vasili.
Sipas tij, të gjitha sistemet e ashensorëve janë modernë edhe me të gjitha sipërfaqet dhe volumet e duhura për të kryer një transport bashkëkohor për pacientët, personelin por edhe familjarët.
Sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se këta ashensorë përballojnë mesatarisht një fluks prej 300 personash në orë për ashensor, në një periudhë pune intensive prej 18 orësh.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Më shumë lehtësi për pacientët në QSUT Dje në ambjentet e QSUT-ës është inaguruar një spital i...
- Elbasan- Spitali Rajonal në kushte skandaloze, Pacientët: Po sëmuremi më shumë Elbasan- Kushtet në Spitali Rajonal të Elbasanit janë të një...
- Mungesë mjekësh në spitalin e Korçës, ankohen pacientët Korçë- Spitali Rajonal i Korçës ka mungesa të theksuara specialistësh...