Eleminimi i laborantes, Apeli lë në burg Ilia Bashon
Tiranë- Ilia Basho do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ka qënë ky vendimi i Gjykatës së Apelit i dhënë ditën e sotme pas shqyrtimit të provave që akuzojnë Bashon si organizator i vrasjes së bashkëshortës së tij, Eleni Bashos natën e 2 Shkurtit.
Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në fuqi masën arrest me burg për Bashon, teksa ky i fundit nuk ka thënë asnjë fjalë në seancën e sotme gjyqësore.
Ndërkohë avokati mbrojtës insiston në pafajësinë e klientit të tij duke u shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë do shqyrtohet në shkallët më të larta të gjyqësorit.
Prokurorët e çështjes janë të bindur se Basho është organizatori lidhur edhe me zbulimin e mesazheve telefonike të cilat po çojnë në zbulimin e vrasësit profesionist.
Ilia Basho u arrestua 25 ditë pas vrasjes së Elenit e cila u vra pranë shtëpisë së saj në Shkozë nga një vrasës profesionist. Ndërkohë që i dyshuari për pagesën e vrasësit dhe organizimin e eleminimit është pikërisht bashkëshorti i viktimës Ilia Basho. I cili prej ditësh është i arrestuar dhe nëse vërtetohet fajësia e tij atëherë Basho rrezikon të mos dalë më kurrë nga burgu.
Shkrime të tjera me interes:
- Hetimi për vrasjen e laborantes, Gjykata lë në burg Ilia Bashon Tiranë- Ilia Basho, bashkëshorti i laborantës së vrarë më 2...
- Vrasja e laborantes, e dashura rrëzon alibinë e Ilia Bashos Tiranë- Misteri i vrasjes së laborantes, Eleni Basho në mbremjën...
- Burri në pranga, pagoi vrasjen e farmacistes Tiranë- Bashkëshorti i laborantës, Eleni Basho e cila u ekzekutua...