Instalohet mamografia dixhitale
Diagnostikim ne kohe i tumoreve te gjirit. Vetem keshtu grate mund te marrin trajtimin e duhur dhe te mos vene ne rrezik jeten. Por pervec mungeses se ndergjegjesimit spitaleve tona u kane munguar aparaturat cilesore. Tashme spitali onkologjik per here te pare do te ofroje ekzaminimin me mamografine dixhitale. Ajo u instalua dje dhe do mund tu vije ne ndihme dhjetera grave pas moshes 45 vjec. Gjithcka ne nje kohe kur cdo vit ne vendin tone zbulohen 500 raste te reja me kancer te gjirit. Kjo aparature na mundeson qe te hedhim hapa drejt atij qe eshte detektimi i hershem i semundjes se kancerit qe eshte nje nga momentet kyce per fitoren ne luften me te. Por njekohesisht na stabilizon risine qe ne shtetesine shqiptare hyn dhe bejne pjese e teknologjise se saj teknologji te nivelit bashkekohor tha ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Aparatura e mamografise dixhitale do te instalohet dhe ne kater rrethe te tjera te vendit. Nepermjet saj duke perdorur dhe telemedicinen mjeket do te mund te shqyrtojne te gjitha rastet qe diagnostikohen duke u shkurtuar dhe rrugen pacienteve nga rrethet madje duke u dhene edhe mundesine per te mos u drejtuar me ne klinikat jashte shtetit.