E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kishte menduar për vetëvrasje

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 14:52

Oprah Winfrey kishte menduar për vetëvrasje kur i kishte pasur 14 vjet. Ajo kishte menduar kështu pasi që kishte mbetur shtatzënë në këtë moshë.

Në një intervistë me Piers Morgan në emisionin e tij të ri në CNN me njërën prej miliarderëve që fiton nga emisionet, Winfrey ka thënë se kur ishte tinejxhere ka dashur që të bëj vetëvrasje kur ka marrë vesh që është shtatzënë.
“’Kurrë nuk do të dëshiroja që ta shoh bijën time duke u mbytur në lumë’ me kishte thënë ai, ‘dhe pastaj të sjell një të keqe në familjen time duke e mohuar një fëmijë’”, citon fjalët e babit të saj Winfrey.

“Ai mi tha këto dhe nga atëherë e dita që jam shtatzënë. Por, prapë mendoja se duhet që ta mbys vetveten. Kur bebeja vdiq e dija që tani kisha mundësinë e dytë për ta bërë këtë, por nuk e bëra ende”, ka thënë Oprah.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›