E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Bizneset ne plazhe te heqin tubacionet nga deti

/ /

Do ta konsideroja nje sukses marreveshjen me Malin e Zi per trajtimin e ujerave nderkufitare ne menyre te vecante me lumin Buna duke percaktuar qarte pergjegjesite dhe financimet e perbashketa si faza e pare per te reduktuar permbytjet dhe si faze perfundimtare parandalimin e tyre tha dje ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate prezantimit te objektivave per vitin 2011. Nje tjeter sfide madhore sipas tij  do te jete menaxhimi i mbetjeve. I patolerueshem eshte angazhimi ne nivel lokal dhe mungesa e investimeve ne trajtimin e mbetjeve urbane. Po ashtu eshte i patolerueshem shkarkimi i ujerave ne det pa trajtim apo riciklim sipas standardeve tha Mediu. Ai shtoi se kjo eshte nje pergjegjesi qe i takon vete subjekteve te sherbimit apo qendrave rezidenciale qe te bejne investimet personale apo ne grup per te ndaluar keto veprime shkaterruese per turizmin. Percaktimi i vend-depozitimeve dhe hapja rruge e investimeve ne trajtimin e mbetjeve urbane vetem shqiptare e theksoj vetem shqiptare eshte nje objektiv tjeter i rendesishem i cili do ti nenshtrohet nje diskutimi te gjere dhe transparent me shoqerine civile dhe grupet e interesit tha Mediu. Ministri theksoi se tashme eshte bere identifikimi i pikave te nxehta mjedisore ne te cilat shume shpejt do te nderhyhet pasi situata paraqitet problematike. Miratimi i ligjit per pyjet me mbeshtetjen e BB do synoje ruajtjen dhe mbareshtrimin e tyre qofte atyre lokale dhe shteterore duke mundesuar shfrytezim te kushtezuar te tyre ne perputhje me ruajtjen e vlerave te tyre mjedisore  tha Mediu. Ai shtoi se ne vemendje do te jete percaktimi i rregullave per subjektet private dhe shteterore per organizimin dhe funksionimin e plazheve ne perputhje me detyrimet mjedisore. Vleresimi i situates se lumenjve per mbushjet e tyre apo problemet per nje menaxhim te drejte te baseneve ujore do te jete nje tjeter prioritet per kete vit. Pergjate vitit te kaluar nga sa u be me dije dje jane ushtruar kontrolle mbi shume subjekte qe kane impakt ne mjedis. Nuk kane munguar gjobat. Vlera totale e 309 gjobave te vendosura kap shifren e 200 milione lekeve dhe jane pezulluar 144 aktivitete.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›