E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuria nuk është punë e juaja

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 15:20

Aktorja Cameron Diaz ka thënë se jeta e saj e dashurisë “nuk është punë e ‘hallkut’”.

Aktorja – e cila thuhet se është në lidhje me super-yllin e bejsbollit Alex Rodriguez dhe më parë ka qenë e dashura e këngëtarit Justin Timberlake — nuk ka dëshirë që të flet për jetën e saj private madje as për punën.

“Nuk me intereson aspak çfarë njerëzit mendojnë por unë preferoj që të mos flasin për këtë sepse nuk është punë e tyre”, ka thënë Cameron.

“Nuk shqetësohem për thashethemet sepse nuk mund të ndryshoj mendjet e këtyre personave dhe nuk jam një person që bëj vet thashetheme? Madje as nuk lodhëm për t’u shqetësuar për këtë gjë”, ka thënë aktorja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›