Instinkti gjenial
Rexhep Hoti
(Një shkrim në lidhje me analizën e z. Fatos Lubonja, me titull: «Nën qiellin e Europës»)
1.
Shfaqja krejt hapur e mendimit që deri dje është ofruar brenda shoqërisë shqiptare vetëm nëpërmjet formave të një konfidencialiteti të thellë, dëshmon për një arritje të shoqërisë shqiptare në proceset drejt demokratizimit të saj. E themi që në fillim këtë mendim, sepse jo gjithçka që nuk na pëlqen, na ngacmon apo edhe më keq, detyrimisht duhet të jetë e papranueshme apo e papublikuar. Përkundrazi. Në të vërtetë marrja me shkrimin e z. Lubonja nuk bëhet për tiu përgjigjur atij domosdoshmërisht. Çdo njeri, pak a shumë, e ka mendimin e vet, pavarësisht rrethanave dhe interesave që ndikojnë tek ai. Vetë liria e shprehjes së shkruesit të shkrimit me titull «Nën qiellin e Evropës», që të shoqëron me një ngjyrim socrealist (kjo metodë në Shqipëri është dëshmuar në shumë raste e zbatuar më shumë te të burgosurit e diktaturës sesa te vetë krijuesit e saj; është ky një paradoks i veçantë kujtoj), për ti demaskuar «të vërtetat e tmerrshme», sipas z. Lubonja, flet për nivelin e lartë të integritetit dhe të lirisë së shkruesit. Mirëpo, me këtë rast, duhet thënë gjithashtu se një pjesë e meritës, kur është në pyetje liria e shprehjes së mendimit, i takon edhe shoqërisë e cila ka krijuar ambient të tillë për shprehjen e mendimit ndryshe. Në të kundërtën, mosliria në shoqërinë shqiptare do të vihej në pikëpyetje!? Në pajtim me këtë mund të thuhet se edhe kombi dhe shtetet shqiptare, të ngarkuara me «mbisundimin e ideologjisë nacionaliste», sipas autorit, kanë merita që kanë garantuar që, kushdo, kurdo dhe si të dëshirojë, të shprehet lirshëm, pa pasur asnjë pasojë.
2.
Para se ta shpalosim idenë mbi instinktin gjenial të shkruesit do ti ballafaqojmë disa mendime me autorin në fjalë.
E para, z. Lubonja thotë: «… dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta». Në qoftë se fuqia juaj mendore ka lejuar një konstatim të tillë, atëherë me lejoni tju pyes përse nuk e keni deponuar këtë «të vërtetë» te organet e drejtësisë kudoqofshin ato, apo në Hagë. Derisa gjykata e drejtësisë ka konstatuar të kundërtën e të vërtetës që thoni ju, atëherë përse ju heshtni, z. Lubonja; përse nuk na thoni ku ndodhet e vërteta e kapshme për drejtësinë që ju e ditkeni aq qartë dhe e aq mirë!?
E dyta, ju pohoni botërisht «se në vitet 19981999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë». Z. Lubonja po ju themi menjëherë se për këto akuza Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Në anën tjetër, ju që i keni lejuar vetes të deklaroheni publikisht me gjithë atë dije dhe informacion që keni mbi këto krime kaq të rënda që paskan ndodhur sipas jush, a i keni deponuar këto të vërteta diku? Nuk jam i prirë të besoj se ju keni shkruar diçka që nuk keni argumente!? Në të kundërtën, mund të pajtohemi se nuk mund të komunikojë asnjë njeri, aq më pak një intelektual shqiptar para medieve botërore në këtë mënyrë, pa pasur fakte dhe argumente të pakontestueshme!?
E treta, ju thoni publikisht para Europës «se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë». E kam të vështirë ta besoj se çfarë jam duke lexuar vërtet. E tmerrshme! Ju bëni deklarime të tilla publike para ndërgjegjes europiane dhe dini kaq shumë dhe prapë rrini duarkryq!? Po përse nuk i depononi, në qoftë se vetëm nuk i keni deponuar, këto të vërteta që i thoni ju me kaq zell!? Ju nuk mund të thoni se do të merreshit si dëshmitar jo serioz në këtë rast!? Aq më tepër kur ju keni fakte dhe të dhëna konkrete për çka po deklaroheni botërisht!?
E katërta, ju flisni për disa raporte sikur ti kishit hartuar vetë mbi çështjen për të cilën e trajtoni. A do të thotë se brenda këtyre raporteve, si ai i Këshillit të Europës, ka qenë e vërteta dhe Tribunali i Hagës e paska injoruar sipas jush!?
E pesta, ju shkoni edhe më larg ku konstatoni se «ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt». Çfarë profecie! Vërtet, në qoftë se Tribunali i Hagës paska ditur kaq shume, atëherë përse nuk na thoni ju se kush e paska minuar drejtësinë atje!? Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europain!? Madje rasti Limaj është ende në proces. Përse nuk vini në Prishtinë ti depononi këto të vërteta, z. Lubonja!?
E gjashta, siç konstatoni edhe vetë «me gjithë këto fakte të tmerrshme», pas këtij artikulli në Europë, ju keni edhe detyrim publik të bëni deponimin e fakteve dhe të argumenteve nëse jo kallëzim penal. Ju besoj se e keni kuptuar se me aktin e këtij publikimi ju keni hyrë në obligime jo vetëm njerëzore, por edhe ligjore. Do të isha i tmerruar në qoftë se pas këtij shkrimi nuk do tju vizitojë asnjë prokuror prej Tribunalit!?
E shtata, ju e arsyetoni mbështetjen e një logjike kriminale, siç po na trohshisni, nëpërmjet «mbisundimit të ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për tiu shpëlarë trurin njerëzve». Z. Lubonja, të gjitha shtetet e Europës, ku ju po i paralajmëroni të vërtetat e tmerrshme që po i disponuakit ju, janë ndërtuar mbi doktrinën westphaliane, e cila buron dhe është ndërtuar prej interesave nacionale. Nëpërmjet saj është kurorëzuar ndërtimi i kombit/shtet. Ai është i tillë edhe sot e këtë. Prandaj, mendimi juaj në këtë rast, më shumë sesa i pasaktë, ka defekte serioze, në qoftë se do të mund të shprehem kështu pa u keqkuptua prej lexuesit!?
E teta, konstatimi juaj se Haradinaj u mbrojt në Hagë prej shqiptarëve për shkak të imazhit ndaj aspektit ndërkombëtar është tërësisht i pavërtetë. Shqiptarët ishin korrekt me Tribunalin e Hagës deri në fund. Për të mos thënë se në disa raste ishin edhe shumë gjakftohtë, mospërfillës. Ata respektuan vendimet dhe gjykimet e Tribunalit plotësisht, edhe pse kishin shumë arsye për të pasur mendim tjetër. Aq më pak, klasa politike shqiptare, ka menduar për ta përdorur fitoren e individëve shqiptar në Tribunal, që merret me individët e jo me shtetet, për qëllime politike. Jeni plotësisht i pasaktë. Realisht klasa politike shqiptare gjykimin e djemve në Trib
