E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institucionet dhe Policia dënojnë thyerjen e varrezave

(E plotësuar) Pas dëmtimit te varrezave ne fshatin Kllokot dhe dëmtimit te përmendores se luftës se II-te botërore ne Viti, Policia e Kosovës ka bërë apel te gjithë qytetareve të Kosovës që të mos ndërmarrin akte individuale ndaj pronës dhe trashëgimisë kulturore e fetare te asnje komuniteteti ne Kosovë.

“Kërkojmë nga qytetaret qe ti lëne hapësire institucioneve qe te merren me çështjet për te cilat qytetaret kanë shprehur paknaqesine e tyre e cila lidhet drejtpërdrejte me situatën ne Presheve”, ka porositur nëpërmjet një komunikate për media, Zëvendës drejtori Rajonal i Gjilanit, Shaban Azizi.

Ai ka ftuar mediat qe t’ju bëjnë më dije qytetareve se çdo akt kundër pronës dhe trashëgimisë në Kosove do të shkaktoje shpenzime të buxhetit për te rinovuar te gjitha demet e shkaktuara. /Indeksonline/

.........................

Një numër varrezash ortodokse serbe janë dëmtuar në Prizren dhe në Kllokot, kanë njoftuar autoritetet e rendit në Kosovë.
Institucionet e Kosovës dhe partitë politike kanë vlerësuar se dëmtimi i varrezave është në kundërshti më vlerat demokratike të Kosovës.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka dënuar aktin e dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Kllokot duke e cilësuar si një vepër të papranueshme dhe të patolerueshme.

“Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve të hetuesisë që të gjejnë dhe kapin autorët e këtij akti vandal dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë”, vlerëson presidenca.

Qeveria e  Kosovës duke dënuar edhe njëherë veprimin e shëmtuar të heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të matur në reagimet e tyre karshi veprimeve jocivilizuese të Qeverisë së Serbisë.

“Çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane dhe në kundërshtim të plotë me interesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, vlerëson ekzekutivi

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron këto akte si të rënda, të papranueshme dhe me tendencë të prishjes së imazhit të Kosovës dhe dëmtimit të proceseve nëpër të cilat po kalojmë. “AAK fton qytetarët e Kosovës që të tregohen të përmbajtur ndaj këtyre zhvillimeve dhe që të kenë besim të plotë në tejkalimin e situatës, kurse mekanizmat e rendit dhe të drejtësisë në Kosovë i fton që sa më parë t’i identifikojnë dhe t’ua japin dënimin e merituar atyre që i kryen këto akte qëllimkëqija për vendin dhe qytetarët tanë”, vlerëson AAK. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›