Modeli Adrian Kamberi aderon në PSHDK

Këshilltari i ish-kryetarit të PSHDK-së profesor dr. Marjan Demës, publicisti dhe modeli i njohur Adrian Kamberi, i është bashkuar sërish radhëve të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, tash në pozitën e zëdhënësit të kësaj partie.
Ai ka thënë se zgjedh ketë për faktin se përbënë vlera të mëdha evropiane.
Po, jam kthyer në PSHDK. Kjo parti po faktorizohet dhe dita-ditës po rikthehet aty ku e ka vendin. PSHDK është parti me vlera, vlera të mëdha evropiane, prandaj zgjodha këtë parti. Por, unë nuk jam i vetmi që po hy zyrtarisht në këtë parti. Në një të ardhme të afërt do të vijnë shumë intelektualë”, kë thënë ai. Kamberi mendon se PSHDK do jetë një forcë e madhe parlamentare./Indeksonline/