SHBA-të ftojnë për vazhdim të bisedimeve për lapidarin e UÇPMB-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuar palën shqiptare dhe serbe që në bashkëpunim me OSBE-në të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje afatgjate pas largimit të lapidarit të UCPMB-së në Preshevë.
“Nxisim të gjitha palët që të vazhdojnë të punojnë me OSBE për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme rreth këtij kontesti”, ka thënë sot për mediet serbe, atasheu për medie në ambasadën e SHBA-së në Beograd, Steven Shtark.
Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe larguan të dielën në mëngjes përmendoren e ushtarëve të UCPMB-së në qendër të Preshevës.
Misioni i OSBE-së dhe ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd kanë shprehë keqardhje që bisedimet për gjetjen e një kompromisi rreth kësaj çështjeje u ndërprenë pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që ta largojë lapidarin./Indeksonile/