BE: Problemi i lapidarit "të zgjidhet me dialog"

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se situata në Preshevë, pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së, duhet të zgjidhet me dialog dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndikojë në bisedimet Prishtinë-Beograd.
“Neve na vjen keq që nuk ka pasur zgjidhje kompromisi nga palët e përfshira në këtë çështje. Për ne tani është e rëndësishme që të gjithë t’i kthehen dialogut dhe të mos vijë deri te konfrontime të panevojshme”, ka thënë Kocijançiq për Deutsche Welle-n.
Sipas saj, Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet e OSBE-së në këtë kontest.
Ndërkaq, sot në Preshevë, janë mbajtur protesta kundër largimit të lapidarit./Indeksonline/