E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institucionet kulturore mund të përfitojnë nga fondet e BE-së

Të gjitha institucionet e ndryshme kulturore të çfarëdolloj njësie vendore apo qëndrore qofshin ato, mund të marin pjesë në paraqitjen e projekteve për të përfituar më pas fondet që BE ofron në lidhje me dy projektet e reja ku Shqipëria bën pjesë.
 

Ministri i kulturës, Aldo Bumçi u shpreh se operatorët që aplikojnë duhet të paraqesin projekte serioze për të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore.
 

Drejtori i Drejtorisë së Integrimit Evropian, Ylvi Selmani u shpreh se ky sesion ofron informacione për programet respektive dhe rolin mbështetës të pikave institucionale të kontaktit.
 

Ky angazhim i institucioneve është një projekt i rëndësishëm i cili përbën një nga pikat për statusin kandidat në BE. Idetë dhe projektet do të paraqiten në Ministrinë e Kulturës e cila më pas mundëson edhe kalimin në një vlerësim nga vendet e BE.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›