E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Kurbin, policia: Objektiv i atentatit, drejtuesi i automjetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së martës në fushë mamurras të Kurbinit. Xhaxha dhe nip janë qëlluar me një breshëri plumbash në automjetin me të cilin po udhëtonin nga dy persona, të cilët polcia i ka idenfitikuar pak minuta pasi kanë kryer krimin.

Si pasojë ka mbetur i vdekur një fëmijë 9 vjec me inicialet I .Ll, ndërsa xhaxhai i tij Muharrem Llanaj 62 vjec ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia e qarkut të Lezhës ka sqaruar paraprakisht rrethanat e ngjarjes duke deklaruar se shtetasit Altin dhe Ditmir Shkreta dyshohen se jane autoret e krimit, pasi i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonin të lënduarit.

Sipas burimeve nga policia mësohet se mes këtyre dy familjeve ka patur një konflikt natën e mbrëmshme dhe dyshohet se shkaqet kanë qenë krejtësisht banale. Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e vërteta të krimit, por policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkohë që mbeten të paqarta motivet e ngjarjes policia dyshon se objektiv i atentatit mund të ketë qenë drejtuesi i automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›