E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucioni i akuzës, njëanshmëri në hetime dhe standarde të dyfishta për çështje të njëjta

Kontrollet periodike faktojnë shkeljet e organit të Prokurorisë


Prokuroria e Përgjithshme është akuzuar së fundmi për zvarritje të punës së saj hetimore dhe njëherazi përdorimin e standardeve të dyfishta për të njëjtat ēështje, të cilat bëhen objekt të punës së saj institucionale. Vërejtjet që institucionet e pavarura kanë lëshuar në adresë të prokurorisë së përgjithshme, kanë qenë prezent në shumë prej raporteve të Ministrisë së Drejtësisë. Ish kreu i këtij dikasteri Enkelejd Alibeaj, thotë se kontrollet periodike individuale ose në total të inspektoratit të ministrisë, kanë faktuar pikërisht shumë nga shkeljet për të cilat “akuzohet” organi i akuzës. “Ka rezultuar që një sërë ēështjesh, një nunër prokurorësh në veprimtarinë e tyre kanë bërë që të mos respektohen afatet e hetimit, të mos ketë standard unik dhe të njëjtë në trajtimin e ēështjeve të ngjashme. Dhe të gjitha këto janë të pasqyruara në raportet përkatëse që janë përcjellë prokurorisë së përgjithshme”, thotë Enkelejd Alibeaj, deputet i PD. Por edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, në raportimin e tyre vjetor kanë akuzuar prokurorinë për paaftësi. Sipas ish ministrit, akuza është tërësisht apolitike dhe do të verifikohet në komisionin e ligjeve, gjatë raportimit të Ina Ramës në këtë komision. “Duket të paktën nga pretendimet e drejtuesve të këtyre institucioneve që, prokuroria ka ēaluar ca, në rastet kur Avokati i Popullit ka parë se shumë ēështje zvarriten. Cilësia e hetimit, sipas Avokatit të Popullit nuk ishte më e mira e mundshme. Apo rasti i paraqitur nga KQZ për standarde të dyfishta. Ndoshta dhe prokuroria kur të vijë para komisionit të ligjeve do të thotë, si kundërpeshë ndoshta dhe akuzat e veta ndaj këtyre institucioneve”, vijon Alibeaj. Gjatë javës prokurorja e përgjithshme do t’i paraqesë deputetëve të mazhorancës rezymenë e punës së saj 1-vjeēare. Vitin e kaluar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme Ina Rama nuk mundi të bëjë raportimin e saj vjetor në Kuvend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›