Kongresi i 18 prillit, tymnaja e Edvinit për të përjashtuar nga radhët e partisë, LMN-në

Ndryshime në Sekretariat dhe Kryesi, me qëllim likuidimin e kundërshtarëve
Edvini pritet të nisë gjuetinë e shtrigave në radhët e Partisë Socialiste. Duke e konsideruar muajin prill si muajin e protestave, pikërisht nën hijen e tyre, kryesocialisti në detyrë do të bëjë edhe ndryshimet në sekretariat, konkretisht në ato poste që mbahen aktualisht nga përfaqësues të linjës së mendimit ndryshe në PS, por nuk mund të përjashtohet as eksodi i 5 deputetëve nga Partia Socialiste. Ben Blushi, Andis Harasani, Kastriot Islami, Arben Malaj dhe Marko Bello, pritet të bëhen ‘pre’ e “kamxhikut” ylberist të Edvinit, për shkak të politikës së tyre kritike, që kanë demonstruar ndaj filozofisë së ndjekur nga Edi Rama. Pesë deputetët e përmendur, përfaqësues të Lëvizjes për Mendim Ndryshe, që pas zgjedhjeve të 28 qershorit, i kanë kërkuar Edi Ramës, t’i nënshtrohet një analize të thellë politike dhe të marrë përgjegjësitë e humbjes elektorale, për sa kohë PS nuk realizoi asnjë nga premtimet ndaj elektoratit socialist. Në këtë drejtim, Rama, jo vetëm që nuk denjoi të vihet përballë një përgjegjësie të tillë, e cila sigurisht që do t’i kushtonte kryesimin e PS-së, zgjodhi rrugën e kolapsit dhe të sabotimit të jetës politike në vend. Thërritja e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 29 gusht të vitit të kaluar, vetëm 2 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, hodhi në treg kauzën e re, atë të mos njohjes së zgjedhjeve, me pretendime të turpshme, deri në manipulimin e tyre nga ana e komisionerëve socialistë. Kauza e Edvinit, ishte thjesht një kamerdare shpëtimi për të, në mënyrë që të rikonfirmonte pozitat në krye të Partisë Socialiste. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Kongresi i Partisë Socialiste i mbledhur më 26 shtator të 2009-s, përmes parimit “një anëtarë një votë” rizgjodhi në krye të Partisë Socialiste Edi Ramën, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra në selinë rozë, ndërmjet mbështetësve të ylberistit dhe kundërshtarëve të tij, madje duke e konsideruar të gjithë procesin si një farsë e turpshme, pasi Edvini nuk kishte kundërshtar dhe se Maqo Lakrori ishte thjesht një “kukull” e komanduar. Pas këtij momenti, Edvini ka koleksionuar në memorien e tij, ēdo minutë hakmarrjeje ndaj grupit të deputetëve që kanë kërkuar me ngulm largimin e tij nga radhët e partisë. Kësisoj, zbulohet fare qartë plani i Ramës në kongresin e PS-së që pritet të mblidhet më 18 prill. Gjuetia e shtrigave është motoja e tij kryesore tashmë, duke përjashtuar nga radhët e Partisë, deputetët e mendimit ndryshe, duke nisur fillimisht nga ndryshimet në sekretarit dhe kryesi, ku Andis Harasani, Kastriot Islami për të parën dhe Ben Blushi dhe Arben Malaj për të dytën do të jenë të shigjetuarit e parë. Deputetët që pritet të nxirren jashtë dyerve të PS-së Andis Harasani - Sekretar për Programin Politik Kastriot Islami Sekretar për çështjet Zgjedhore Ben Blushi - Anëtar i Kryesisë Arben Malaj Anëtarë i kryesisë Eva Allushi - Anëtare e Kryesisë
...