Jolie e Pitt vizitë suprizë në Bosnjë
SARAJEVE-Cifti hollivudian i aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë fluturuar me nje avion privat drejt Sarajevës. Udhëtimi vjen pas një pushimi që aktorja Jolie mori nga xhirimet e një filmi në Venecia të Italisë, bën të ditur AFP.
"Brad Pitt dhe Angelina Jolie mbërritën nga Venecia në aeroportin e Sarajevës me anë një një avioni privat," bëjnë të ditur burime për AFP.
Kurse e përditshmja Dnevni Avaz në faqen e lajmeve në internet beri te ditur se aktoret u takuan në aeroportin e Sarajevës me zyrtarë nga organizata e Kombeve të Bashkuara e fëmijëve, UNICEF.
Përfaqësuesi e UNICEF-it në Sarajevë Përljaca Aida thekson se cifti po vjen në Bosnjë vetëm për nje vizitë private. Ajo nuk pranoi të jepte detaje të tjera për këtë vizitë suprizë në Bosnjë të ciftit të famshëm.
Në Venecia Jolie është duke filmuar filmin "Turisti” përkrah Johnny Depp i bazuar sipas legjendës "Anthony Zimmer."
Gjatë xhirimeve të filmit, Jolie është shoqëruar nga bashkëshorti i saj Pitt që po kujdeset këto ditë njëkohësisht për fëmijët e tyre.
Cifti nuk është lënë i qetë asnjë moment nga paparacët dhe gazetarët që kanë dashur të shkëpusin caste nga jeta intime e ciftit.
(d.b/BalkanWeb)