Mali i Zi, parlamenti voton qeverinë e re
Parlamenti i Malit të Zi sot pritet të votojë qeverinë e re me mandatarin për kryeministër Igor Lukshiç, pas dorëheqjes së Milo Gjukanoviç.
Kabineti i ri qeveritar do të prezatojë programin dhe ndryshimet e reja brenda qeverisë, mirëpo Lukshiç deklaroi se do të vazhdohet me realizimin e prioriteteve të qeverisjes së kaluar.
Në kabinetin e ri qeveritar do të jenë gjashtë ministra të rinj, të cilët do të udhëheqin dikasteret kryesore.
Në qeverinë e re do të jetë i përfshirë me një post ministri edhe Ferhat Dinosha, lideri i Unionit Demokratik Shqiptar si dhe një përfaqësues i partive boshnjake.