E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atalanta ndërpret marëdhëniet me Donin

Klubi bergamask ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me kapitenin Kristiano Doni, nëpërmjet një deklarate të ashpër për shtyp, por ku nuk mungoi edhe zhgënjimi, pasi askush nuk besonte se do të arrihej deri në këtë pikë. Megjithatë, zhvillimet më të fundit të hetimit të Prokurorisë së Kremonës konfirmuan se Doni ishte i përfshirë në skandalin e basteve, edhe pas rrëfimit të 38-vjeçarit, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, ndërsa tashmë është në arrest shtëpie. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit theksohej se “Atalanta shpreh besim të plotë te organet gjyqësore dhe sapo të mbyllet kjo çështje, do të veprojë kundër gjithkujt që ka dëmtuar imazhin dhe historinë e skuadrës”. Ndërkohë theksohej se rrëfimi i Donit ka ardhur si një thikë pas shpine, pas “në mirëbesim, klubi ishte i bindur se ai nuk kishte aspak lidhje me këtë skandal”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›