Durrës, gjenden pa jetë dy foshnja binjake
Dy foshnja binjake janë gjetur të pajeta në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fllak, Katund Ri, të qytetit të Durrësit, ndërsa dyshohet që vdekja mund tju ketë ardhur si pasojë e helmimit. Foshnjet e pajeta, një djalë dhe një vajzë janë gjetur nga nëna e tyre, ndërsa hetuesit kanë deklaruar që foshnjet kishin shkumë nga goja. Binjakët janë me inicialet M.V dhe B.V.
Policia, prokuroria dhe mjekët nuk japin asnjë shkak të saktë për vdekjen e tyre deri në daljen e autopsisë e cila do të vërtetojë shkaqet e vdekjes.