E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy foshnja binjake gjenden të vdekura në banesë, mister shkaqet

DURRËS- Dy foshnja, binjake janë gjetur të vdekura në banesë. Ngjarja e rëndë, shkaqet e së cilës mbeten ende mister ka ndodhur në fshatin Fllakë të Katundit të Ri.

Referuar njoftimit të policisë dy bebet, vajzë dhe djalë, vetëm 5 muajshe janë gjetur të vdekura në shtratat nga nëna e tyre, rreth ores 02:00 të dites se sotme.

Sipas rrëfimit të prindërve në prokurori dy foshnjat kanë bërë një vaksinë (më datë 12 dhjetor), ç'ka mund të jetë një nga shkaqet, por gjithsesi kjo nuk është e vërtetuar. Po kështu prindërit thonë se fëmijët kanë pasur edhe pak grip.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fllakë të Komunës së Katundit të Ri. Në familjen e shtetasit G.V., janë gjetur në krevat, nga familjarët, të vdekur dy foshnjat binjake të kësaj familje: M.V. dhe B.V., të datëlindjes 13.korrik 2009.

Policia është njoftuar për këtë ngjarje rreth orës 09:00. Grupi Hetimor i cili kreu veprimet e para deklaron se mbrëmë rreth orës 08:00, dy foshnjet janë ushqyer nga nëna e tyre me qumesht dhe me pas jane vene per te fjetur. Rreth ores 02.30 të ditës së sotme jane gjetur po nga nena të vdekura dhe me shkumë në gojë. Nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme ne trupin e tyre. Dy foshnjet iu nenshtruan autopsise prane spitalit te qytetit te Durresit me qellim percaktimin e shkakut te vdekjes, por ende nuk ka dalë përgjigja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›