E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farka,aty ku abuzohet hapur me pushtetin

është një nga zonat me të lakmuara të Tiranës dhe pikërisht për këtë arsye është edhe më e populluara dhe me ndërtime të shumta. Komuna e Farkës e cila ndodhet në periferi të kryeqytetit kohët e fundit është lakuar në dosjet e prokurorisë për abuzimet që janë kryer në këtë zonë me dhënien e lejeve të ndërtimit, por edhe për tjetërsim prone. Organi i akuzës së kryeqytetit ka nisur hetimet për abuzimet që janë bërë me pronat në këtë komunë. Pikërisht në 10 vitet e fundit në komunën e Farkës mund të thuhet pa frikë që është bërë një masakër urbane me dhënien e lejeve të ndërtimit të dhëna pa kriter ku pikërisht ndërtimet e kryera në këtë zonë kanë shkatërruar pasuritë tona kombëtare si kurorën e parkut të liqenit apo edhe kurorën e kodrave të kryeqytetit, kopshtit zoologjik apo edhe ato botanik. Edhe pse janë kryer disa investime në rrugët e komunës së Farkës, cilësia e tyre e dobët i ka rikthyer këto rrugë në identitein e mëparshëm me gropa dhe tuba të ujit mbi tokë. E të gjithë këto përfshihen në atë që mban komuna e Farkës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›