E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, LDK: Drejtësia është në krizë

Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon qeverinë Thaçi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Sipas LDK-së, për shkak të ndikimeve politike në punën e gjyqësorit dhe prokurorive nuk po ndërtohet një shteti ligjor.

Sipas mediave kosovare deputeti Arben Gashi i cili kryeson grupin e ekspertëve të kësaj partie për drejtësi gjatë një konference për mediat tha se sistemi i drejtësisë është në gjendje të mjerueshme.

Sipas LDK-së, nuk është i mjaftueshëm buxheti i shtetit për sa i përket "Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve", "Ligjit për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale" dhe "Ligjit për Ndihmë Juridike Falas".
 

Ndër të tjera sipas LDK-së institucionet duhet të marrin masa urgjente duke ndaluar ndërhyrjen e qeverisë në punët e gjyqësorit dhe të prokurorisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›