Integrimi, Kukan: Koha fluturon, duhen reforma
BRUKSEL - Parlamenti Evropian i bën apel klasës politike në Shqipëri që të bashkëpunojë për realizimin e reformave me qëllim marrjen sa më shpejt të statusit të vendit kandidat për në BE. PE sugjeron përmbushjen e reformave integruese dhe jo bllokimin e tyre si në rastin e procesit të liberalizimit të vizave.
Kryetari i delegacionit për Ballkanin, Eduart Kukan u bëri thirrje partive për dialog mes palëve me qëllim kryerjen e reformave, por duke u kujtuar edhe hetimin e ngjarjes së rëndë të 21 janarit dhe votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar.
“Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen. Në lidhje me reformën zgjedhore, e cila po vazhdon prej një kohe kaq të gjatë, rekomandimet e ODIHR duhet të përfshihen në legjislacion dhe ligjet duhet të përgatiten shumë mirë, jo në momentin e fundit, por shumë përpara si dhe duhet të jenë rezultat i dialogut të partive politike. Vetëm atëherë do të jetë e besueshme se mund të presim zgjedhje të mira në Shqipëri. Por reforma zgjedhore nuk është kushti i vetëm. Ju e dini që janë hetimet e ngjarjeve të 21 janarit, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar në Parlament, të gjitha këto pra”, tha Kukan.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)