Pjata argjendi dhe jelek me fije ari, dhuratat tona për liderët e SHBA
TIRANE - Qeveria Amerikane publikoi një listë të të gjitha dhuratave që Presidenti, por edhe çdo zyrtar i lartë i SHBA-ve, kanë marrë gjatë udhëtimeve të tyre në vende të ndryshme të botës, por edhe gjatë takimeve që këta të fundit kanë pasur me liderë botërorë në ‘Shtëpinë e Bardhë’.
Kësaj liste nuk kishin si t’i mungonin as politikanët shqiptarë, të cilët në vitet 1995, 2001, 2006, 2007 dhe 2008 i kanë bërë dhurata të ndryshme kryesisht presidentit të SHBA-ve. Por ashtu siç pritej, vizita e Presidentit Bush në Shqipëri në qershorin e 2007-ës, ka shënuar dhe maksimumin e dhuratave të marra prej tij, por edhe prej Zonjës së Parë.
Ajo që bie në sy, është se dy dhuratat më të shtrenjta janë bërë nga Liri Berisha dhe Kryebashkiaku i Fushë-Krujës, Ismet Mavriqi. Zonja Berisha i ka dhuruar Zonjës së Parë së Amerikës, Laura Bush, një tabaka argjendi së bashku me 6 filxhanë, e cila është regjistruar në vlerën e 1263 dollarëve.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)