Serbia merr statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian

Udheheqesit e Bashkimit Evropian edhe zyrtarisht vendosen qe Serbise ti jepet statusi i vendit kandidat per anetaresim ne BE. Presidenti i ketij Bashkimi Herman van Rompi tha pas vendimit se kjo eshte nje arritje e madhe ndersa shfaqi shpresen se Beogradi do te vazhdoje te nxise fqinjesine e mire ne Ballkanin perendimor.
Serbia mori kete status pak dite pas marreveshjes me Kosoven per perfaqesimin rajonal te Kosoves e cila tash e tutje ne forumet rajonale do te perfaqesohet me emrin e saj por me nje shenim te vecante ne te cilin thuhet se ky emer nuk paragjykon statusin dhe eshte ne pajtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi deklaraten pavaresise se Kosoves.
Me kete marreveshje Serbia mori driten jeshile per statusin e kandidatit ndersa Kosova zotimin per fillimin e studimit te fizibilitetit per marreveshjen e stabilizim asocimit.
Pak pas vendimit te udheheqesve te Bashkimit Evropian presidenti i Serbise Boris Tadic tha se politika e tij edhe Evropa edhe Kosova me gjithe sfidat dhe pengesat ka kaluar sproven nderkombetare.
Nuk ka pasur ndonje reagim te menjehershem te Prishtines zyrtare por me heret gjate dites se djeshme kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha ne Bruksel se marreveshjet per perfaqesimin rajonal te Kosoves dhe per menaxhimin e perbashket te kufirit me Serbine jane historike dhe me rendesi jo vetem per te dyja vendet por per gjithe Ballkanin perendimore. Ai tha se keta hapa jane te veshtire per shkak te se kaluares por ata jane thelbesore per te ardhmen e perbashket evropiane.
Kryeministri Thaci u gjet nen kritika te ashpra te opozites e cila vlereson se marreveshjet me Serbine paraqesin nje kompromis qe demton shtetesine e Kosoves. Perfaqesuesit e opozites thone se marreveshjet nuk i sollen ndonje rezultat Kosoves por vetem sa i mundesuan Serbise te marre statusin e vendit kandidat.
Serbia pritej qe kete status ta merrte qe ne dhjetor te vitit te kaluar por procesi i bllokua nga Gjermania e cila reagoi me zemerim per shkak te gjendjes ne veriun e Kosoves ku dhjetera ushtare te KFOR-it u plagosen ne perleshje me protestuesit serbe qe po mbajne te bllokuar zonen ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate pjese.
Statusi i kandidatit eshte hapi i pare drejt anetaresimit dhe Beogradi duhet te prese te pakten nje vit per te filluar bisedimet per anetaresim te cilat nderkaq mund te marrin disa vjet me radhe. Por vendimi mbremshem eshte nje veprim i rendesishem politik per presidentin serb Boris Tadic i cili me 13 mars pritet te shpalle zgjedhjet ne Serbi qe pritet te mbahen nga fundi i prillit apo fillimi i muajit maj.
Autoritetet ne Serbi thane se mund te shmangin praktiken e shpalljes se zgjedhjeve ne zonat e banuara me shumice serbe ne Kosove duke nxitur reagimin e zemeruar te perfaqesuesve serbe ne veri te cilet mos mbajtjen e zgjedhjeve e shohin si rrezik per shuarjen e institucioneve paralele serbe.
Kosova shpalli pavaresine e saj me 17 shkurt te viti 2008 dhe deri tash eshte njohur nga 87 vende te botes perfshire Shtetet e Bashkuara dhe 22 vende te Bashkimit Evropian. Pavaresia e saj vazhdon te kundershtohet nga Beogradi i cili nje vit me pare me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian u perfshi ne bisedime me Kosoven per zgjidhjen e ceshtjeve praktike te interesit te ndersjelle.
Bashkimi Evropian nuk kushtezoi kandidaturen e Serbise me njohjen e Kosoves por nguli kembe qe Serbia te vendose marredhenie te mira fqinjesore me Kosoven. Marreveshjet e deritashme ndermjet te dyja paleve nuk kane shtendosur situaten ne veriun e Kosoves qe eshte skena e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves.
Diplomatet perendimore i kane bere thirrje Serbise te ndihmoje shtendosjen e situates ne zone dhe te menjanoje strukturat paralele te sigurise ndersa Prishtines i kane kerkuar nje plan gjitheperfshires per zgjidhjen e situates se atjeshme.
Prishtina zyrtare ngule kembe qe gjendja ne veri te zgjidhet ne baze te planit te krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari ne baze te cilit eshte shpallur edhe pavaresia e Kosoves. Por kritiket e marreveshjeve te deritashme thone se nje trajtim i posacem i veriut te Kosoves mund te jete kompromisi i radhes per Prishtinen.