E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Mcllwham: Kusht reforma në drejtësi

TIRANË- Ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcllwham, duke shprehur mbështetjen e vendit të saj për sistemin tonë të drejtësisë, ka përsëritur faktin se reformimi i tij është një kusht shumë i rëndësishëm për integrimin në BE.

Ajo ka qenë sot e pranishme në Shkollën e Magjistraturës, për përurimin e projektit të trajnimeve për këtë shkollë.

Mungesa e pavarësisë dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor ka impakt negativ mbi besimin e publikut tek ky sistem. Nuk duhet vetëm të bëhet drejtësi, duhet parë që po bëhet drejtësi- tha ajo.

Sipas saj, një sistem gjyqësor i fortë dhe i pavarur është një kërkesë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›