E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, miratohet ngritja e komisionit

Nga mbledhjet e konferencës së kryetarëve

TIRANË- Konferenca e kryetarëve në mbledhjen e së hënës ka miratuar ngritjen e  komisionit për reformën zgjedhore, ate parlamentare dhe nje axhende per diskutimin e ligjeve me 3/5.

Duket se kontaktet e fundit mes dy partive të mëdha kanë dhënë rezultat, që është finalizuar këtë paradite me vendimin për ngritjen e komisionit.

Gjithashtu në këtë mbledhje, kryetarët e grupeve parlamentare kanë vendosur edhe ngritjen e një komisioni që do të merret me shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, ose 3/5.

Realizimi i reformës zgjedhore ka qenë prej kohësh një kërkesë e vazhdueshme e ndërkombëtarëve, që kanë apeluar për ta kryer atë me përgjegjësi, në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirëse dhe në bashkëpunim mes palëve politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›