E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, tryezë diskutimesh në Gjirokastër

14-11-2011 /

Menaxhimi i mbeturinave urbane
  
Menaxhimi i mbeturinave urbane ka qenë në fokusin e tryezës së rrumbullakët të organizuar dje nga OSBE-ja në Gjirokastër. Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe të grupeve të interesit kanë diskutuar çështje të trajtimit dhe disiplinimit të mbetjeve urbane përfshirë njëkohësisht edhe çështjen e krijimit të një landfilldi në rajonin e qarkut të Gjirokastrës. Qarku i Gjirokastrës përfshin gjashtë bashki dhe 26 komuna dhe vetëm dy njësi vendore, kanë një menaxhim të mirë të trajtimit të mbeturinave urbane të cilat janë Komunat e Dropullit të Sipërm dhe ajo e Dropullit të Poshtëm. Në qytetin e Gjirokastrës, është menduar që të ndërtohet një landfill në afërsi të fshatit Tërbuç, në kufirin administrativ mes rrethit të Gjirokastrës dhe Tepelenës. Bashkitë e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit, mbeturinat urbane i depozitojnë, në vende ku nuk kanë leje mjedisore dhe përbejnë gjithnjë e më tepër rrezik për intoksikimin e zonës ku ato gjenden.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›