E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Situata në KQZ e papranueshme, duhet të plotësohet sa më shpejt

bamir-topiTiranë- Kreu i Frymës së Re Demokratike, FRD, Bamir Topi pas një takimi që pati paraditen e sotme me përfaqësues të misionit të ODIHR-it bëri thirrje për plotësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që të mbrohet vota e qytetarit si dëshmi e një transparence.

Totalisht e papranueshmePër një moment që e kanë prodhuar vetë. KQZ-ja e ndryshuar është totalisht më e keqe se ka qenë dikur kur Presidenti e KLD-ja ishin pjesë. Sot e kanë bërë bipartiakeAjo KQZ duhet sa më shpejt të plotësohet. Unë e konsideroj politikën një të mënyrë të drejtpërdrejtë e të sinqertë…Duhen të mbrohen vota e qytetarit shqiptarMos bini viktima të asaj psikologjie që në fund do e besoni vetë. Nëse nuk plotësohet mos kini shpresë së gjërat këtu do të qetësohen

KQZ-ja presupozon themelin e një aktiviteti që lidhet me zgjedhjet. Në rast se shembet themeli ndërtesa që ngrihet sipër do të bie,-tha Topi.

Topi tha se klasa politike shqiptare komunikon me qytetarin në mënyrë gati cinike, siç tha ai vetëm për të vijuar në karriget e tyre.

Të nesërmën ikin mitingjet me 200 mijë veta, mbyllen telefonat e rrjetet sociale, njerëzit vijojnë me jetën e tyre. Kjo mënyrë komunikimi do të vazhdojë e nesër do të kemi një takim të rëndësishëm me ODIHR-in. Ne nuk qahemi. Ne e kemi kontratën me qytetarët e me askënd tjetër,-tha Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›