Integrimi, Meta pret Lohan dhe amb. spanjoll, Montobio
Në qendër të takimit ishin bisedimet lidhur me prioritetet e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian gjatë 6 mujorit të parë të 2010. Në këtë kontekst, Ambasadorët Montobio dhe Lohan e informuan Metën edhe mbi ndryshimet e reja strukturore të Bashkimit Evropian pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës si dhe për vendosjen e kanaleve të komunikimit gjatë periudhës transitore të Presidencës spanjolle.Nga ana e tij, Meta i siguroi Ambasadorët për një bashkëpunim të hapur, të ngushtë dhe konstruktiv nga ana e Qeverisë shqiptare duke theksuar se gjatë muajve të ardhshëm, Qeveria do të vazhdojë të ndjekë me prioritet tre sfidat imediate të integrimit të vendit që janë plotësimi në kohë i Pyetësorit të KE, mbyllja e etapave të fundit për liberalizimin e vizave dhe zbatimi i rekomandimeve të Progres Raportit të fundit të Bashkimit Evropian. Ambasadorët Montobio dhe Lohan, e siguruan Metën për mbështetjen e plotë të Unionit në realizimin e këtyre objektivave madhore për Shqipërinë.